“Punëtoria e bashkë-krijimit” në kuadër të projektit “Green Rural Deal”

27 qershor 2022

Kamenicë - Më 23 qershor, Balkan Green Foundation (BGF) organizoi "Punëtorinë e bashkë-krijimit" në kuadër të projektit "Green Rural Deal - Strategjitë e Tranzicionit të Qëndrueshëm dhe të Menqura për Komunat Rurale".

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte zhvillimi i projekt ideve konkrete që mbështesin transformimin në një ekonomi me zero karbon në Komunën e Kamenicës. Këto ide bazohen në “Sektorin për intervenim”, të cilat janë zhvilluar nga zbatuesit e projektit dhe palët e interesuara në aktivitetet e mëparshme të projektit dhe janë përcaktuar më tej me pjesëmarrësit gjatë punëtorisë.

Gjatë kësaj punëtorie njëditore, palët e interesuara ndanë përvojat dhe njohuritë e tyre dhe diskutuan për sfidat dhe mundësitë në Komunën e Kamenicës. Nga diskutimi me temën “Sektori për intervenim” me fokus turizmin e qëndrueshëm dhe instrumentet për matjen e politikave të gjelbra, pjesëmarrësit patën mundësinë të sugjerojnë ide si: promovimi i mjaltit dhe bimëve mjekësore si burim kryesor për rritjen ekonomike; transformimin e hapësirave të parkimit të papërdorura në kopshtari urbane; dhe shëndrrimi liqenit të Kamenicës në rekreacion për qytetarët e saj. Në kuadër të punëtorisë, u adresua se komuna e Kamenicës synon të krijojë më shumë shtigje për biçikleta në qendër të qytetit, si dhe të krijojë një shteg ndërlidhës për biçikleta ndërmjet komunës Prishtinës dhe Kamenicës.

Projekti “Green Rural Deal - Strategjitë e Tranzicionit të Qëndrueshëm dhe të Menqura për Komunat Rurale” mbështetet nga Iniciativa Evropiane për Klimën e Ministrisë Federale për Mjedisin, Ruajtjen e Natyrës dhe Sigurinë Bërthamore dhe është një iniciativë ndërmjet Balkan Green Foundation, Instituti Wuppertal, Germanwatch, Asociacioni Rajonal i Pushtetit Lokal të Maqedonisë Perëndimore dhe Fondacionit RES.