BGF pjesë e konferencës “ Implementimi i reformave të administratës të bazuar në integritet dhe qëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor”

13 qershor 2022

Tiranë - 7 - 8 Qershor, Fjolla Qorri, Asistente e Hulumtimit në Balkan Green Foundation, mori pjesë në konferencën ‘Implementimi i reformave të administratës të bazuar në integritet dhe qëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor’ organizuar nga IMD Albania dhe partnerët e BE-së WeBER.

Ky event synonte të nxiste dialogun midis shoqërisë civile dhe aktorëve institucionalë për të hartuar dhe zbatuar politika gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Konferenca mblodhi organizatat partnere të projektit për të prezantuar rezultatet nga monitorimi i Parimeve të PAR-së për përfshirjen në politikat sektoriale në Ballkanin Perëndimor. Balkan Green Foundation ndau rezultatet e monitorimit të buxhetit (PFM) në sektorin e energjisë, me fokus Ministrinë e Ekonomisë. Tre elemente të hasura gjatë hulumtimit ishin: 1. Trajektorja e përgjithshme e Kosovës në Menaxhimin e Financave Publike tregon përmirësim; 2. Ekziston një mungesë e përgjithshme e informacionit buxhetor për sektorin specifik në internet për sektorin e energjisë. Buxheti për sektorin e energjisë nuk publikohet në faqen e Ministrisë së Ekonomisë (vetëm në faqen e Ministrisë së Financave 3. Duhet të bëhet një përafrim më i mirë i objektivave strategjikë dhe shpenzimeve kapitale apo programeve.