MBAHET TRAJNIMI "BUXHETIMI ME PJESËMARRJE" NË KUADËR TË PROJEKTIT GREEN CROSS

27 May 2022

Me 20 maj, Balkan Green Foundation organizoi një trajnim një (1) ditor me qytetarët e komunës së Klinës, në kuadër të projektit ndërkufitar "Green Cross - Drejt ekonomive të gjelbra lokale me investime të zgjuara".

Trajnimi ‘Buxhetimi me pjesëmarrje’ kishte për qëllim informimin, sensibilizimin dhe fuqizimin e njohurive të qytetarëve për procedurën e hartimit dhe realizimit të buxheteve të nivelit lokal, në këtë rast buxhetin e Komunës së Klinës. Më konkretisht, temat e trajtuara ishin: 1. Kategoritë buxhetore; 2. Burimet financiare të komunës; 3. Grantet qeveritare; 4. Funksioni i buxheteve vendore; dhe 5. Buxheti i Klinës për vitin 2022. Për më tepër, diskutimi u përqëndrua në qasjen pjesëmarrëse të procedurës së buxhetimit dhe se si komunitetet lokale mund të ndikojnë në vendimmarrësit lokalë që të jenë më të përgjegjshëm ndaj nevojave të komuniteteve, por edhe të zbatojnë projektet që janë më të rëndësishme për nevojat e tyre dhe janë të qëndrueshme.

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit dhanë rekomandime se ku duhet të shkojnë kursimet e krijuara nga investimet inteligjente të gjelbra në kuadër të këtij projekti, konkretisht projekte të gjelbra dhe të qëndrueshme, masa si efiçenca e energjisë, iniciativat e ripyllëzimit, termoizolimi i ndërtesave, projektet për mbrojtjen e mjedisit etj., që do t'u propozohet zyrtarëve të Komunës së Klinës, për ta zbatuar gjatë viteve të ardhshme.

Projekti "Green Cross - Drejt ekonomive të gjelbra lokale me investime intelegjente" financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe zbatohet nga Balkan Green Foundation (BGF) dhe Komuna e Klinës në Kosovë; Eden Center dhe Bashkia Has në Shqipëri.