BGF organizoi edicionin e dytë të Balkan Green Academy

07 April 2022

Shkup - Nga data 28 mars deri më 2 prill, Balkan Green Foundation (BGF) organizoi edicionin e dytë të Balkan Green Academy (BGA). Pjesëmarrësit përbëheshin nga finalistët e Garës Rajonal Balkan Green Ideas (BGI) dhe ide të tjera në fushën e mjedisit që u përzgjedhen nga rajoni.

Akademia përfshiu tema mbi aspektet e politikës, ekonomisë, shoqërisë dhe çështje aktuale që vendet e Ballkanit Perëndimor po trajtojnë në kuadrin e zhvillimit të qëndrueshëmërisë së gjelbër. Konkretisht, sesionet u fokusuan në “Shoqërinë qarkore dhe ekonominë qarkore”; “Qytetet e Gjelbra të Qëndrueshme dhe Eko Fshatrat”; “Zhvillimi i komunitetit lokal përmes ideve me ndikim të gjelbër”; “Mobilizimi i Komuniteteve për Ndryshimin e Politikave Lokale/Rajonale”. Përveç sesioneve trajnuese, Akademia përfshiu pesë (5) folës të cilët ndanë përvojat e tyre personale dhe profesionale me pjesëmarrësit në tema që përpiqen të rrisin ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, të drejtën mjedisore, promovimin e aktivizmit të gjelbër, duke theksuar edhe potencialin e Ballkanit Perëndimor për t'u transformuar në një rajon më të gjelbër e të qëndrueshëm.

Me rastin e ceremonisë së mbylljes, të pranishmit ndanë përvojat e tyre si pjesë në Akademi. Tamara Klarić nga Serbia citoj se "Ishte një privilegj i vërtetë për mua të jem pjesë e Balkan Green Academy në Shkup. Një përvojë pasuruese si në aspektin profesional ashtu edhe personal. Ishte shumë e vlefshme të fitoja njohuri dhe përvojë nga njerëz që janë praktikues të mëdhenj dhe shembuj shumë të mirë në për të i ndërlidhur me"temat e studimit" të folësve të ftuar. Gjithashtu, mundësia për t'u takuar me njerëz nga i gjithë rajoni ynë, të cilët janë vizionarë të vërtetë dhe "ndryshues të lojës" në komunitetet e tyre - është pasuria më e çmuar për mua. Tani ndihem më e motivuar dhe frymëzuar për të ndjekur idenë time të biznesit dhe për të zgjeruar ndikimin e saj në të gjithë rajonin tonë." Marko Djurisić nga Mali i Zi citoi "Ajo që kemi mësuar në Akademi është e një rëndësie të madhe, por thelbi i saj do të dalë vërtet në dritë kur ta bashkojmë këtë rajon tonën të ndarë dhe të fillojmë të punojmë së bashku, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke shkëmbyer përvoja."

Balkan Green Academy përfundoi me sukses me certifikimin e 19 pjesëmarrësve për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre.

Balkan Green Academy implementohet nga Balkan Green Foundation, me mbështetjen financiare të Balkan Trust for Democracy, USAID - Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Erasmus+ dhe Rockefeller Brothers Fund & Qendra Pocantico.