U mbajt trajnimi përfundimtar për zhvillimin e kapaciteteve në kuadër të projektit “Green Cross”

28 March 2022

Nga data 24 deri më 26 mars 2022, Balkan Green Foundation dhe Qendra Eden, mbajtën trajnimin përfundimtar për ngritjen e kapaciteteve në kuadër të projektit ndërkufitar “Green Cross– Drejt ekonomive të gjelbra lokale me investime të zgjuara” në Klinë. Trajnimi u fokusua në “Parimet e zhvillimit të bujqësisë së qëndrueshme dhe qasja në treg në Kosovë”.

Trajnimi përfundimtar mblodhi akterët nga Komunës së Klinës dhe Komunës së Hasit. Fokusi kryesor i trajnimit ishte ofrimi i metodave dhe koncepteve të reja agro-shkencore në fushën e bujqësisë së qëndrueshme dhe shpjegimi i metodave për çasje më të mirë në treg për produktet bujqësore. Për më tepër, ky trajnim tregoi se si bujqësia e qëndrueshme luan një rol të rëndësishëm në aspektin e qëndrueshmërisë ekonomike, mjedisore dhe ndihmon bashkitë lokale që të kenë kapacitete më të larta njerëzore dhe ekonomike në fushën e bujqësisë së qëndrueshme.

Dita e parë dhe e dytë e trajnimit u fokusua në mbi temat kryesor si: karakteristikat e prodhimit bujqësor në Kosovë, prodhimin e ushqimit, qëndrueshmërinë e bujqësisë, efiçencën e energjisë në bujqësi etj., shoqëruar me diskutime interaktive ndërmjet palëve të të dy komunave lidhur me temat e diskutuara. 

Ndërsa në ditën e tretë u organizuan dy vizita në terren, një  vizitë në fabrikën “GremBeer” që përpunon mallrat bujqësore në produkte natyrale, të prodhuara në mënyrë të qëndrueshme dhe një  vizitë në fermë lokale që merret me kultivimin e bimëve dhe kafshëve. Gjatë vizitave në terren u diskutuan proceset dhe sfidat si dhe u prezantua mbështetja nga institucionet vendore dhe qendrore, duke përfshirë prezantimin e potencialit për shkëmbim të mëtejshëm ndërmjet rajonit ndërkufitar.

Projekti "Kryqi i Gjelbër - Drejt ekonomive të gjelbra lokale me investime të zgjuara" financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe zbatohet nga Balkan Green Foundation (BGF) dhe Komuna e Klinës në Kosovë; Eden Center dhe Bashkia Has në Shqipëri.