Miratohet Plani i Veprimit “Shërbimet e Ekosistemit dhe Investimet Inteligjente Në Komunën E Klinës”

25 March 2022

Sot, në Kuvendin Komunal të Klinës u miratua Plani pesë (5) vjeçar i Veprimit “Shërbimet e Ekosistemit dhe Investimet Inteligjente në Komunën e Klinës” i cili u hartua nga Balkan Green Foundation (BGF) në kuadër të projektit “Green Cross”.

Ky plan ka për qëllim të identifikojë potencialin ekonomik që kjo komunë ka, duke inkuadruar parimet e qëndrueshmërisë dhe konceptet e reja si ato të “smart city”, në zhvillimin lokal. Gjithashtu plani do të shërbejë për rritjen e përgjegjshmërisë së autoriteteve vendore për mbrojtjen e kapitalit natyror dhe shfrytëzimit të saj në mënyrë të qëndrueshme.

Plani i Veprimit “Shërbimet e ekosistemit dhe investimet intelegjente në Komunën e Klinës” u realizua në kuadë të projektit “Green Cross” i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes programit ndërkufitar Shqipëri-Kosovë nën Instrumentin e Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA II), dhe zbatohet nga Balkan Green Foundation (BGF) dhe Komuna e Klinës në Kosovë; Qendra Mjedisore për Zhvillim Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN) dhe Bashkia Hasit në Shqipëri.