BGF mbajti trajnimin dy-ditor mbi “Misionin social dhe personae”, në kuadër të projektit RISE

27 November 2021

Gjatë kësaj jave, Balkan Green Foundation ka organizuar trajnimin dy-ditor me temë “Misioni social dhe personae” për ekipet pjesë e Rrugëtimit RISE.

Në ditën e parë të trajnimit, të mërkurën, shtatë ekipe që aspirojnë të jenë ndërmarrje të suksesshme sociale në të ardhmen u mësuan metoda për të identifikuar dhe analizuar më mirë çështjen/problemin social që po trajtojnë përmes ideve të tyre të biznesit. Gjatë ditës së parë trajtuam edhe tema të tilla si të dallojmë problemin social dhe misionin social, si të kuptojmë më mirë problemin social duke analizuar shkaqet dhe ndikimet e problemit dhe si të definojmë më mirë misionin social të idesë së biznesit për të trajtuar (pjesë të) problemin(t).

Për më tepër, si të nënkuptohen trajtimi i aksioneve të ndryshme dhe zhvillimi i disa aktiviteteve për arritjen e atij misioni ishte një pjesë thelbësore e trajnimit, pasi vumë focus të veçantë në rëndësinë e marrjes në konsideratë të veprimeve që lidhen me misionin. Pjesëmarrësve iu prezantua koncepti personal i klientëve dhe përfituesve (personae), si t'i dallojnë ata kur nuk janë të njëjtë dhe si të identifikojnë rastet kur janë të njëjtë, me qëllim që t'u mundësohet kompanive fillestare të kuptojnë më mirë se ku po shkon zgjidhja e tyre, dhe më e rëndësishmja, për të kuptuar se si zgjidhja e tyre ndikon te klientët dhe përfituesit e tyre.

Ekipeve iu dhanë detyra shtëpie për përgatitjen e personae për klientët dhe përfituesit e tyre të ardhshëm të mundshëm dhe në ditën e dytë të trajnimit, të premten, ata prezantuan detyrat e tyre të shtëpisë. Nëpërmjet kësaj detyre shtëpie, ata kuptojnë më mirë rëndësinë e identifikimit të klientëve dhe përfituesve në fazat e mëhershme, në mënyrë që të kenë identifikuar më mirë problemin dhe kufizimet/pengesat me të cilat përballen, përgjatë gjatë rrugëtimit të tyre si sipërmarrje sociale.

Në fund, shtatë ekipe pjesë e Rrugëtimit RISE theksuan rëndësinë e këtij trajnimi duke shpjeguar se si identifikimi i personae të klientëve dhe përfituesve i ka ndihmuar ata të kuptojnë ndikimin e tyre në një nivel më të gjerë dhe më të lartë.

Gjatë javës së ardhshme, ekipet do të kenë seancat e tyre një-për-një me stafin tonë dhe do të diskutojnë në detaje çështjet e tyre sociale dhe kanvasin e personae të përfituesve dhe klientëve, dhe si t'i inkorporojnë ato në kanvasin e tyre të modelit të biznesit social.

Projekti RISE - Inkubatori Rajonal për Sipërmarrësit Socialë - beson se të rinjtë në Ballkanin Perëndimor janë të talentuar, plot me ide inovatore dhe të etur për t'i arritur ato. Kjo është arsyeja pse ne duam të mbështesim idetë e sipërmarrjes sociale që do ta bëjnë rajonin një vend më të mirë.

RISE mbështet krijuesit e rinj të ndryshimeve në zhvillimin e ideve të tyre me ndikim në bizneset sociale të qëndrueshme.

Balkan Green Foundation është një nga gjashtë inkubatorët lokalë përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve RISE brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor.