Vizitë studimore në Lusatia

15 October 2021

Nga data 27 shtator deri më 1 tetor, projekti Green Rural Deal filloi një udhëtim për të eksploruar transformimin e rajonit rural të minierave të linjitit ne Lusatia, Gjermani.

Pjesëmarrës të vizitës studimore ishin kryetarët e komunave, institucionet rajonale të zhvillimit ekonomik, anëtarët e stafit të komunave si dhe ekspertë të qeverisjes lokale nga Kosova, Serbia dhe Greqia - të shoqëruar nga anëtarët e projektit Green Rural Deal. Pasi që pjesë thelbësore e projektit GreenRuralDeal janë tri rajone (Kamenica në Kosovë, Priboj në Serbi dhe Maqedonia Perëndimore në Greqi), vizita studimore kishte për qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit për të indentifikuar sfidat e përbashkëta si dhe strategjitë për një tranzicion të qëndrueshëm dhe të mençur.

Në këtë mënyrë, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësonin për a) sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni Lusatia si dhe komunat e saj, b) për strategjitë të cilat nevojiten për të trajtuar ato sfida, dhe c) si të formësohet me sukses ndryshimi i energjisë në vend. Për më shumë, pjesëmarrësit mësuan nga përvojat e njëri-tjetrit gjatë shumë diskutimeve dhe debateve ndërmjet partnerëve dhe akterëve nga Lusatia. "Qëllimi ynë ishte të tregonim se si ndryshimi strukturor ndodhi dhe akoma po ndodh në Lusatia: Jo si një shembull i praktikës më të mirë, por si një rajon me plot përvojë në përballimin e sfidave të një tranzicioni të vazhdueshëm", shpjegon menaxherja e projektit Katja Witte nga Wuppertal Institute.

Qëllimi i ditës së parë ishte që të krijohej një mirëkuptimi i përbashkët nga të gjithë pjesëmarrësit për rajonin Lusatia, por edhe për tre rajonet e tjera që janë pjesë e projektit. Për më tepër, ne u takuam me përfaqësues të Ministrisë Federale për Çështjet Ekonomike dhe Energjisë dhe me përfaqësuses të Ministrisë Federale për Mjedisin, Natyrën dhe Sigurinë Bërthamore. Përfaqësuesit shpjeguan rrjedhën e procesit politik të reduktimit të qymyrit në nivel kombëtar në Gjermani si dhe zhvillimin dhe status quo-në e financimit publik përkatës.

Dita e dytë u mbajt në qytetin Lusatian Weißwasser. Takimi me kryetarin e qytetit u mbajt për të kuptuar se si funksionon transformimi i një qyteti dhe se si mund të ketë sukses zhvillimi ekonomik në transformim.

Dita e tretë filloi me një punëtori në Weisswasser, për të rritur ndërgjegjësimin për gjërat që janë mësuar deri më tani si dhe për të krahasuar dhe analizuar sfidat dhe mundësitë (për ndryshimet strukturore) të rajonit me ato të rajoneve pjesëmarrëse. Pastaj vizituam qytetin Görlitz, ku takuam kryebashkiakun si dhe një përfaqësues të qarkut për të diskutuar mbi pikat e forta kufitare dhe se si të mbështetin më së miri komunat rreth aplikimit për financim publik. Në të njëjtën ditë ne gjithashtu vizituam Siemens Energy, e cila shërbeu si një shembull, se si një kompani prodhuese që ishte pothuajse e mbyllur, u shndërrua në një "platformë bashkëpunimi" për R&D për dekarbonizimin dhe teknologjitë e reja të prodhimit.

Në ditën e katërt vizituam ‘Industrial Park Schwarze Pumpe’ ku u takuam me Kryetarin e Bashkisë së Spremberg, i cili bëri një prezantim mbi strategjinë e Lusatia mbi ndryshimet strukturore si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni për shkak të varësisë së madhe të komunës nga industria e qymyrit. Gjatë ditës, u takuam gjithashtu me një përfaqësues të Kryeministrisë të Brandenburgut, për rajonin e Lusatia, i cili shpjegoj sfidat me detajisht, si dhe mundësitë e transformimit strukturor për rajonin e Lusatia.

Ne ditën e fundit, u mbajt punëtoria përfundimtare e brendshme me të gjithë pjesëmarrësit në mënyrë që të reflektonin ditët e mëparshme. Qëllimi ishte gjithashtu të ndanin mësimet e nxjerra dhe si të trajtohen ne mënyrë më të mirë problemet e traanzicionit. Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord, për një vizion të përbashkët për rajonin e tyre pas transformimeve strukturore.

Çfarë ndodh më pas?

Grupi do të takohet përsëri në Nëntor në vendet e zgjedhura të projektit dhe do të eksplorojnë dhe te kuptojnë më shumë për ato rajone. Thelbi i kësaj vizite të dytë studimore do të jetë zhvillimi i ideve specifike të projektit si dhe fushat te cilat kane nevoje per ndryshim ose intervenim të rajoneve të përfshira në projekt.