Takimi i parë i Mëngjesit u mbajt me deputetët e Kuvendit të Kosovës

15 shtator 2021

Balkan Green Foundation (BGF), në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për Bujqësinë, Pylltarinë, Zhvillimin Rural, Mjedisin, Planifikimin Hapësinor dhe Infrastrukturën, mbajtën ngjarjen e parë të përbashkët, "Takimi i Mëngjesit", një koncept i ri inovativ i bashkëpunimit të palëve të interesit për të trajtuar çështje të përbashkëta të mjedisit dhe fushës së zhvillimit të qëndrueshëm. Ky koncept krijoi një sinergji që mundëson diskutimin e problemeve dhe rrugën përpara në gjetjen e zgjidhjeve praktike për masa politike të rëndësishme.

Si i tillë, Takimi i parë i Mëngjesit mblodhi Anëtarët e Parlamentit, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe OShC-të e angazhuara në sektorin e zhvillimit të qëndrueshëm. Visar Azemi, Drejtor Ekzekutiv i Balkan Green Foundation, e hapi sesionin me vërejtjet se gjendja e pyjeve të Kosovës nuk është në gjendje të mirë. Z. Azemi, theksoi se "procesi i shpyllëzimit i përdorur si burim energjie është i përhapur dhe se niveli i prerjeve ilegale është më i lartë se kufiri i përcaktuar ligjor nga autoritetet".

Diskutimi identifikoi problemet dhe masat që mund të ndërmerren nga secili institucion për të trajtuar këtë proces - qoftë në zhvillimin e politikave apo masat praktike.

Mungesa e të dhënave, natyra kontradiktore e të dhënave në dispozicion, mungesa e koordinimit dhe bashkëpunimit midis agjencive të ndryshme, institucioneve dhe autoriteteve lokale, nevoja për monitorimin e zbatimit të ligjit për pyjet ishin disa nga problemet e identifikuara.

Pjesëmarrësit ranë dakord se ka nevojë për: vlerësimin e shkallës së vërtetë të situatës dhe prodhimin e të dhënave; zbatimin e hartave zonale dhe praktikat e duhura të menaxhimit të qëndrueshëm; unifikimin e raporteve të agjencive të ndryshme; dhe nevoja për të stimuluar njerëzit larg përdorimit të prerjeve ilegale si mjet i prokurimit ekonomik, por përkundrazi të zhvillojnë konkretisht impiante të reja të ngrohjes qendrore që punojnë me biomasë, stimuj tatimor për masat e efiçiencës së energjisë, përfshirë pompat e nxehtësisë dhe uljen e taksës së pronës për familjet që mbjellin pemë dhe mundësia e përdorimit të teknologjisë së dronëve për përpjekjet e ripyllëzimit nga ministria.

Takimi i Mëngjesit është një aktivitet aktiv i projektit "Bashkëpunimi Shumëpalësh për Veprimin e Transformimit Mjedisor", i mbështetur nga Fondacioni Heinrich Boll (HBS) dhe mbështetja institucionale nga Rockefeller Brothers Fund (RBF).