BGF pjesë e edicionit të 5'të të Shkollës Verore të Komunitetit të Energjisë

25 August 2021

Vjenë - Rinora Gojani, Menaxherja e Programeve dhe Operacioneve në Balkan Green Foundation, foli në edicionin e 5'të të Shkollës Verore të Komunitetit të Energjisë, duke iu bashkuar panelit ‘Aspektet e Tranzicionit të Drejtë’.

Shkolla Verore e Komunitetit të Energjisë i kushtohet sektorit të energjisë në tranzicion, duke u fokusuar veçanërisht në Evropën Juglindore dhe Lindore. Për edicionin e tij të 5'të, Shkolla Verore që u mbajt në Universitetin e Vjenës, mblodhi një grup prej dyzet studentësh pas-universitar dhe profesionistë të rinj nga rajoni.

Në fjalën e saj, znj. Gojani ndau shembuj të punës së saj avokuese; foli për rëndësinë e angazhimit të brezit të ri në procesin e vendimmarrjes në fushën e tranzicionit të energjisë; dhe rreziqet e mbështetjes së lëndëve djegëse fosile.

Zonja Gojani theksoi se "zhbërja ose shpëtimi nga bllokimi i karbonit kërkon ndërmarrjen e iniciativave dhe investimeve të rëndësishme në një afat të afërt duke ruajtur fleksibilitetin për t'u përshtatur, përmirësuar dhe zëvendësuar ato nisma dhe investime në aspektin kohor afat-gjatë."

Paneli u pasua nga një diskutim i hapur mes anëtarëve dhe pjesëmarrësve të panelit.