BGF fillon përpjekjet lokale drejt një ekonomie me zero karbon

10 March 2021

BGF, së bashku me dy partnerët e saj nga Greqia dhe Serbia, përmes projektit Green Rural Deal do të vendosin përpjekje lokale të qëndrueshmërisë në tre rajone, Maqedonia Perëndimore (Greqi), Kamenicë (Kosovë) dhe Priboj (Serbi).

Si pjesë e projektit, drejtori ekzekutiv i BGF, Visar Azemi, dhe Delvina Haxhijaha, koordinatorja e projektit, u takuan sot me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati, për të vendosur bazat për krijimin e një grupi lokal ndër-sektorial me përfaqësues nga autoritetet, akademia, shoqëria civile dhe bizneset për të kontribuar në udhët transformuese drej zero karbonit.

Qëllimi i projektit është të kontribuojë në përafrimin e politikave të tranzicionit në rajonet e synuara me marrëveshjen e Parisit dhe SDG (kryesisht korrelacion me SDG 11, 13, 15) në kontekstin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.

Na ndiqni në faqet tona zyrtare për seminarin që do të mbahet në fund të Marsit për të mbledhur grupet thelbësore lokale ndër-sektoriale për të diskutuar në detaje rreth hapave të ardhshëm që mund të ndërmarrim drejt një zhvillimi të drejtë të qëndrueshëm në Kamenica.