BGF mban punëtori mbi Ndryshimin Klimatik dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

06 March 2021

Në kuadër të projektit "Përmirësimi i mjedisit tonë, Ndryshimi i së ardhmes sonë", BGF mbajti një seminar duke mbledhur studentë të nivelit fillor nga komunitete të ndryshme për t'u bashkuar dhe për të mësuar rreth zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndryshimit klimatik!

Punëtoria u hartua për të qenë shumë interaktive dhe siguroi një mjedis ku fëmijët mund të reflektonin mbi çështjet e mjedisit si dhe të shprehin shqetësimet e tyre në lidhje me çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm ndaj të cilave ata janë të ekspozuar çdo ditë.

Studentët u inkurajuan të mendojnë rreth projekteve të reja që ata mund të zbatonin për ta bërë komunitetin e tyre një vend më të mirë. Nxënësit u ndanë në 4 grupe, përkatësisht shkollave të tyre. Secili grup do të punojë së bashku për muajt e ardhshëm dhe ekipi me idenë më të mirë të projektit do të marrë një grant për të zbatuar atë ide dhe për të lënë një gjurmë pozitive mjedisore për shoqërinë.

Granti do të ipet në kuadër të projektit "Përmirësimi i mjedisit tonë, ndryshimi i së ardhmes sonë". Ky projekt financohet nga UNMIK.