BGF ngrit zërin ndaj kualitetit të dobët të ajrit në Kosovë

25 February 2021

Përfaqësues i BGF, Besfort Kosova, për lajmet qëndrore në kanalin ATV, nënvizoi seriozitetin dhe shkallën e lartë të ndotjes së ajrit në Kosovë.

BGF theks iu dha shkaktarëve të kësaj situate, duke radhitur djegien e lëndeve të ngurta djegëse, termocentralet si dhe veturat e vjetra si vetëm disa nga faktorët kryesorë të ndotjes së ajrit.

Për adresim të problemit, BGF rekomandon qeveria të ndalojë shitjen e thëngjillit, identifikimin e alternativave miqësore për mjedisin, stimulimin e teknologjive të reja dhe të gjelbra si përdorimin e pompave termike dhe masave e eficiencës se energjisë.

Kualiteti i ajrit ka qenë pjesë fokale në përpjekjet avokuese të BGF. Për të ndjekur përpjekjet e BGF brenda kësaj fushe vizitoni faqen tonë të internetit: balkangreenfoundation.org

Për të ndjekur intervistën e plotë: https://www.youtube.com/watch?v=p6vFD3TpDoM&t=66s