Shënimi i fillimit të Balkan Green Ideas 2021

19 February 2021

Balkan Green Foundation mblodhi partnerët rajonalë që bashkëpunojnë me BGF në zbatimin e programit, Balkan Green Ideas, në një takim për të vënë themelin për lansimin e edicionit të vitit 2021 të garave lokale dhe rajonale që mbahen në kuadër të këtij programi për idetë e gjelbëra.

Balkan Green Ideas synon të ndihmojë dhe avancojë përpjekjet drejt zhvillimit të inovacionit shoqëror brenda Ballkanit Ballkanin Perëndimor dhe Greqi, ku brenda skemës vjetore të tij përfshihen këshillime si dhe mbështetje financiare për realizimin e bizneseve të gjelbëra brenda rajonit.

Edhe këtë vit, përmes këtij programi, BGF do të synojë të promovojë parimet dhe vlerat e politikave të qëndrueshme dhe të gjelbra në çështjet që lidhen me zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe politik të shoqërive të BP, dhe të lidhë aktivistët e gjelbër dhe organizatat e shoqërisë civile me iniciativa të gjelbra të qëndrueshme në BP dhe Greqi.

Si në vitet e mëparshme, përmes BGI, shumë të rinj do të kenë mundësinë të realizojnë idetë e tyre të gjelbërta të biznesit dhe të përgatiten për të identifikuar potencialet brenda komuniteteve të tyre për krijimin e iniciativave dhe bizneseve të gjelbra dhe të qëndrueshme.

Balkan Green Ideas mbështetet nga Rockefeller Brothers Fund dhe Programi Erasmus + i Bashkimit Evropian.