'Ndikimi i COVID-19 në Turizmin në Kosovë' nga UNDP dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

02 February 2021

Turizmi është një nga sektorët ekonomikë me rritjen më të shpejtë dhe është një nxitës i rëndësishëm i rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Ndërsa bota po përballet me një emergjencë globale të pashembullt shëndetësore, sociale dhe ekonomike me pandeminë COVID-19, udhëtimi dhe turizmi është ndër sektorët më të prekur.

Per te diskutuar ndikimin e COVID-19 në sektorin e turizmit dhe si mund të rimëkëmbemi më mirë duke parë sfidat dhe mundësitë ekzistuese, menaxherja e Programeve dhe Operacioneve të BGF, Rinora Gojani, morri pjesë e eventit "Ndikimi i COVID-19 në Turizmin në Kosovë", organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Fjalimet hyrëse u dhanë nga Z. Niels Knudsen, Zëvendës Përfaqësuese e Përhershme e UNDP në Kosovë dhe Znj. Gentiana Islamaj, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që nënvizoi rëndësinë e përshpejtimit të rimëkëmbjes së gjelbër në Kosovë përmes ekoturizmit dhe qeverisjes përfshirëse.

Ngjarja i dha vend reflektimeve nga niveli qendror dhe lokal me Z. Irfan Lipovica, Kryesues i Grupit Punues për Zhvillimin e Strategjisë së Turizmit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Z. Mytaher Haskuka, Kryetari i Prizrenit. Ata në mënyrë të bashkërenduar theksuan efektet e pafavorshme që ka pasur virusi dhe theksuan se mbijetesa e bizneseve në të gjithë ekosistemin e turizmit ka nevojë për strategji. Ata pohuan gatishmërinë e tyre për të ndërmarrë veprime për të zbutur goditjen e turizmit, për të minimizuar humbjet e vendeve të punës dhe për të ndërtuar shërimin dhe përtej.

Per te nenvizuar ndikimin e COVID-19 në industrinë e turizmit, të pranishëm ishin z. Baki Hoti, Unioni i Turizmit në Kosovë dhe Znj. Blerina Batusha-Xerxa, Swiss Contact. Ata shënuan se pandemia ka ekspozuar mangësitë strukturore në sistemin e turizmit dhe cenueshmërinë ndaj goditjeve të jashtme. Ekziston një nevojë urgjente për të diversifikuar dhe forcuar qëndrueshmërinë e ekonomisë së turizmit, dhe duhet të hulumtohen mundësi dhe potenciale të ndryshme për të vendosur standarde të reja brenda kësaj ekonomie për të sjellë tërheqje më të madhe brenda sektorit të turizmit.

Znj. Gojani dha njohuri interesante për strategjitë e mundshme të rimëkëmbjes, duke theksuar fuqimisht nevojën për një sistem më fleksibil, me bazë në zhvillimin e qëndrueshëm. Në mbështetjen e MSME-ve të turizmit për rimëkëmbjen e gjelbër COVID-19 dhe qëndrueshmërinë e mjedisit, ajo nënvizoi se "Rimëkëmbja është prioritet, por sektori duhet të bëhet më i qëndrueshëm dhe fleksibil për të shmangur efektet më të këqija dhe për të lehtësuar rikuperimin e bllokimit të turizmit, përfshirë mësimet e marra gjithashtu edhe integrimi i faktorëve socialë dhe mjedisorë ne investime dhe implementime." Ajo deklaroi se pavarësisht nga efektet e dëmshme të krizave në këtë sektor, kjo situatë duhet të veprojë si një nxitje për të inkurajuar integrimin e faktorëve socialë dhe mjedisorë në veprimtarinë e bizneseve dhe sektorit privat.

Znj. Gojani theksoi punën e BGF në këtë drejtim, ku një program i tërë i organizatës i atribuohet ideve të sipërmarrjes me karakter shoqëror dhe mjedisor. Projektet jo vetëm që avokojnë për këto parime por veprojnë si skema mbështetëse, nga aspekti I njohurise dhe financiarisht, me mentorë dhe ekspertë të ndryshëm të ndihmojnë të rinjtë në zhvillimin e ideve të tyre.

Ne permbylljen e eventit, pjesëmarrësit pohuan që kriza e pandemisë ishte e jashtëzakonshme, mirëpo nënvizuan rëndësinë e veprimeve të bashkërenduara për rimëkëmbje të qëndrueshme për këtë sektori.