BGF mirëpret thirrjen e BE-së për ndërprerjen globale të energjisë së qymyrit

26 January 2021

Ministrat e jashtëm të Evropës vendosën sot Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane në zemër të diplomacisë së bllokut duke bërë thirrje për ti dhënë fund energjisë së qymyrit dhe subvencioneve të karburanteve fosile. 

Ndryshimi i klimës, thanë 27 ministrat, është një "kërcënim ekzistencial për njerëzimin." Ata bënë thirrje për një fazë mbarëbotërore të gjenerimit të energjisë elektrike "të pandërprerë" me qymyr, si dhe për fund të menjëhershëm të të gjithë financimit të infrastrukturës së re të qymyrit në vendet e treta. 

BGF cilësoi këtë vendim si shënim i një moment të rëndësishëm që sjell implikime pozitive për sektorin e energjisë në përputhje me marrëveshjen e re të gjelbër evropiane, ku u dha zotimin të arrihen emetime neto zero deri në vitin 2050. 

Largimi nga qymyrit ka qenë qendra e shumë përpjekjeve avokuese të BGF, pasi është një hap vendimtar për të çuar më tej qëllimin për një tranzicion të drejtë të energjisë dhe për të siguruar një mjedis më të qëndrueshëm. 

"Ndotja nuk njeh kufinjë dhe largimi nga trashëgimia e qymyrit është ajo që është më e nevojshme, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin, pasi implikimet për mjedisin dhe shëndetin tonë janë të dëmshme." shënoi Menaxherja e Programeve dhe Operacioneve të BGF, Rinora Gojani.