BGF morri pjesë në diskutimet mbi mjedisin dhe ndryshimet klimatike në eventin “WeGreen – the Youth Goes Clean”

22 January 2021

BGF morri pjesë në veprimtarinë "WeGreen - the Youth Goes Clean" organizuar nga Ambasadorët e Rinj Evropianë. Eventi u mbajt me qëllim për të sjellë Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor tek të rinjtë e rajonit.

BGF, përfaqësuar nga Besfort Kosova, menaxher i projektit "Kapërcimi i gjelbër drejt ekonomive të gjelbra lokale me investime të mençura", mori rol aktiv në diskutimet mbi mjedisin dhe ndryshimin e klimës, me fokus në sfidat e ndotjes dhe metodat e parandalimit.

Z. Kosova tregoi qëllimin e projektit “Kapërcimi i Gjelbër” dhe theksoi rolin që ai luan në minimizimin e ndotjes në komunat lokale të përfshira në këtë projekt ndërkufitar, gjegjësisht Klina dhe Komuna e Hasit. “Ky projekt përmirëson mjedisin e përgjithshëm, të dy komunave dhe më gjerë. Kontribuon në kursimin e energjisë, ndihmon në uljen e ndotjes së CO2 dhe bëhet një pararendës duke udhëhequr me shembull për bashkitë dhe akterët e tjerë që duhet ta ndjekin. Përmes këtyre kursimeve konkrete të energjisë përmes investimeve të mençura, përfitimet nga mjedisi, shëndeti i njerëzve, bëhet një shembull i suksesit që është fitimprurës për t’u kopjuar, por që gjithashtu ka përfitim ekonomik. ”

Duke shkuar më tej, Z. Kosova bëri të ditur se projekti përmes zbatimit të tij, do të mundësojë një kursim të përgjithshëm të energjisë në rajon dhe më gjerë, uljen e ndotjes dhe rritjen e efektit në ekonominë e gjerë, e cila çon në një zhvillim të qëndrueshëm.

Z. Kosova gjithashtu përmendi rolin e OJQ-ve në avancimin e lëvizjeve të tilla dhe mundësinë që u ofron të rinjve që të përfshihen dhe të luajnë një rol aktiv për një shoqëri më të mirë dhe zhvillim të qëndrueshme.