BGF dhe Germanwatch publikojnë rekomandime mbi procesin e Tranzicionit të Energjisë në Kosovë

22 dhjetor 2020

Balkan Green Foundation dhe Germanwatch, në kuadër të projektit Multi-Actor Partnership (MAP) me qëllim adresimin e tranzicionit të sistemit energjetik të Kosovës, hartuan një dokument rekomandimesh me qëllim për të mbështetur qeverinë e Kosovës në zbatimin e planeve të qeverisë për përfshirjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë (BRE) - veçanërisht për hartimin e Strategjisë së Energjisë, Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës (NECP) dhe zhvillimit të konceptit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Rekomandimet përfshijnë hapa konkretë politikë dhe masa praktike dhe teknike që Kosova duhet të ndërmarrë për një tranzicion më të shpejtë, të drejtë, të arritshëm dhe gjithëpërfshirës të energjisë në Kosovë.

Edhe pse qeveria e Kosovës tashmë është e angazhuar në mënyrë aktive në zhvillimin e BRE-ve në përzierjen e përgjithshme të energjisë, fillimi më i shpejtë i zhvillimit të BRE-ve mund ta bëjë Kosovën një prijë në rajon dhe të përmirësojë më tej performancën e saj në kontekstin e detyrimeve ndërkombëtare, veçanërisht ato që rrjedhin nga zbatimi i Acquis të Energjisë së Bashkimit Evropian.

Rekomandimet e paraqitura u hartuan nga ekipi punues i projektit MAP i përbërë nga përfaqësues të sektorit publik, parlamentit të Kosovës, anëtarëve të shoqërisë civile, bizneseve dhe ekspertëve të tjerë lokalë dhe nga Gjermania në fushën përkatëse si dhe donatorët e sektorit të energjisë në Kosovë .

Pas përfundimit të NECP, BGF si një organizatë do të bëjë një vlerësim nëse rekomandimet e projektit MAP ishin përfshirë në dokumentin përfundimtar të NECP, kjo për të rritur transparencën dhe për të siguruar përfshirjen dhe informimin e qytetarëve në hapat e ndërmarrë në procesi i tranzicionit të energjisë në Kosovë.

PËR DOKUMENTIN ME REKOMANDIMET KLIKONI KËTU