Balkan Green Foundation përfaqëson rajonin e Ballkanit Perëndimor në tryezën e rrumbullakët mbi të Drejtat Mjedisore

18 December 2020

Menaxherja e Programeve dhe Operacioneve të Balkan Green Foundation, Rinora Gojani, përfaqësoi rajonin e Ballkanit Perëndimor në diskutimin mbi "Aktivizmi dhe Avokimi i të Drejtave Mjedisore në Evropë: Problemet, Pengesat, Mundësitë" të organizuar nga Komisionerja për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës.

Tryeza u mbajt në një nivel Evropian, me aktivistë mjedisorë të vendeve nga e gjithë Evropa që u bashkuan për të shpalosur pengesat me të cilat përballen mbrojtësit e të drejtave mjedisore dhe aktivistët mjedisorë, me qëllim të nxjerrjes në pah të zgjidhjeve të mundshme për këto probleme, krijimin e një platforme për pjesëmarrësit për të shkëmbyer dhe për të mësuar nga njëri-tjetri, dhe për të ndihmuar në identifikimin dhe zgjedhjen e fushave ku Komisionerja mund të kontribuojë në të ardhmen.

Diskutimi filloi me fjalimin hyrës nga Dunja Mijatović, Komisionere për të Drejtat e Njeriut, ku nënvizoi mbështetjen e saj për punën e mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe aktivistëve të mjedisit, mbrojtjen e tyre dhe nevojën për të forcuar bazat që qojnë tutje këto veprime. Komisionerja shtoi se ajo beson se mbrojtësit e të drejtave e të drejtave mjedisore dhe aktivistët duhet të jenë në gjendje të ndjekin aktivitetet e tyre në siguri, pa qenë pre e stigmatizimit, ngacmimit ose persekutimit dhe se ajo përpiqet të përdorë mandatin dhe zërin e saj për të quar para punën e tyre drejt mbrojtjes së mjedisit.

Pjesëmarrësit nënvizuan një sërë çështjesh me të cilat përballen në ndjekjen e mbrojtjes mjedisore të të drejtave të njeriut. Ata nënvizuan çështjet gjyqësore si një mekanizëm në përparimin e ndjekjeve të tyre, por theksojnë mangësitë e këtyre skemave, duke e etiketuar procesin si një procedurë e nuancuar, e gjatë dhe e rëndë me implikime të larta në kosto. Ata gjithashtu nënvizuan çështjen e transparencës, korrupsionit, rolit të bizneseve dhe kriminalizimit si probleme kryesore, ndërsa theksuan gjithashtu çështje përfshirë shtypjen, ndjekjet penale të aktivistëve dhe nënshtrimin e këtyre aktivistëve ndaj sulmeve fizike.

Gjatë fjalimit të saj, Rinora Gojani theksoi çështjet me të cilat përballen brenda Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar ndërlidhjen e ndotjes së ajrit me varësinë e madhe të sistemit energjetik të rajonit në lëndët djegëse fosile si burime energjetike. Në këtë drejtim, ajo nënvizon një alokim të dobët të investimeve në fushën e mjedisit që kanë implikime të pafavorshme ekonomike, mjedisore dhe sociale. Ajo i referohet investimeve në hidrocentrale si një shembull, të cilat edhe pse kontribuojnë në arritjen e synimeve të energjisë së ripërtëritshme, këto investime në fakt po bëjnë më shumë dëm sesa dobi.

Gojani i atribuon këto ndodhi si rezultat i gjendjes së dobët ekonomike të vendeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe etjen për investime, korrupsioni, mungesa e transparencës dhe zbatimi i dobët i zbatimit të ligjit. Shkrirja e këtyre çështjeve ka efekte kontradiktore afatgjata, të cilat do të jenë shumë të vështira për t'u zhbërë.

Sidoqoftë, ajo shënon se kur lëvizjet mjedisore u bashkangjiten edhe qytetarët si force shtytëse, kjo ndikon pozitivisht në rezultatin dhe suksesin e veprimeve mjedisore duke amplifikuar zërin e organizatave, prandaj angazhimi në veprime të avokimit dhe ndërgjegjësimit për të sjellë rolin e qytetarëve në nxitjen e ndryshimeve për mirë dhe angazhimin e mediave si mjete informuese janë të rëndësishme dhe të domosdoshme në luftën drejt mbrojtjes së mjedisit dhe të drejtave të njeriut.

Pjesëmarrësit u pajtuan njëtrajtësisht për rëndësinë e veprimeve të përbashkëta që forcojnë më tej themelin e operacioneve të lëvizjeve mjedisore, duke theksuar rëndësinë dhe ndërlidhjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit. Është e rëndësishme të sigurohet që individët e ballafaquar me degradimin e mjedisit të kenë qasje në procedurat e duhura, përfshirë të drejtën për të marrë informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për të pasur qasje në dëmshpërblim efektiv dhe në sistemet ligjore të drejta. Veprimi i nivelit shtetëror dhe ndërkombëtar janë vetëm dy aspekte të një zgjidhjeje më të gjerë. Në këtë sesion, pjesëmarrësit inkurajuan gjithashtu çdo praktikë të mirë lokale, bazë ose organizative për të adresuar sfidat e sotme mjedisore dhe për të drejtat e njeriut dhe theksuan rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në mënyrë më proaktive në veprimet që do të qojnë më tej një vizion për një mjedis të drejtë dhe më të pastër për të gjithë.