Formimi i Grupit te Deputetëve te Gjelbër dhe hyrja në fuqi e Marrëveshjes së re të Lidhjes KOSTT dhe ENTSO-E

30 September 2020

Balkan Green Foundation mirëpret zhvillimet e fundit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë.

29 shtator shënoi formimin e Grupit të Deputetëve të Gjelbër të Legjislaturës VII në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Grupi, me përfaqësim politik gjithëpërfshirës, ​​konfirmoi angazhimin e tyre për një aktivizëm të mirëfilltë  dhe angazhim për zbatimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës mbi gjendjen alarmante të cilësisë së ajrit në 2018. Ata gjithashtu u zotuan të angazhohen në ndërgjegjësimin - ngritja e iniciativave, rishikimi dhe monitorimi i zbatimit të legjislacionit mjedisor, por edhe në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit me shoqërinë civile, nivelin lokal dhe komunitetin e biznesit.

Vjosa Osmani, Kryetare e Asamblesë së Kosovës theksoi se "Jemi dëshmitarë që tashmë politikat e gjelbra janë në qendër të tërë konceptit të zhvillimit ekonomik dhe kjo është dëshmuar qartë me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane. Andaj, është koha që  Kuvendi i Kosovës të ketë qasje proaktive në adresimin e sfidave mjedisore dhe promovimin e agjendës së gjelbër, ngaqë kjo ndikon drejtpërdrejt në mbrotjen e shëndetit tonë por edhe rezulton në mundësi të pafundme ekonomike të paeksploruara deri me tani."

Ndërsa Kosova lufton për tranzicionin e qëndrueshmërisë, këto lëvizje përfaqësojnë një themel për reformat e rrënjosura në pricipet që qojnë tutje vizionin për një Kosovë të qëndrueshme, duke kapur me saktësi orientimin ekologjik dhe duke e çuar drejtësinë klimatike përpara. Delvina Haxhijaha nga Balkan Green Foundation shënoi se "Krijimi i një Partie të Gjelbër në Kosovë do të ndihmojë në prodhimin e politikave të përshtatshme dhe efektive mjedisore të cilat do të kenë synim implementimin e strategjive akomoduese drejt mbrojtjes së mjedisit dhe të cilat do shtyrjnë përpara integrimin e agjendës së gjelbër".

Në të njëjtën ditë, një lajm tjetër i mirë ishte hyrja në fuqi e Marrëveshjes së re të Lidhjes KOSTT dhe ENTSO-E. “Ne jemi të kënaqur të shohim përfundimin e suksesshëm të marrëveshjes midis KOSTT dhe ENTSO-E. Marrëveshja mundëson funksionimin e pavarur të KOSTT si një zonë rregullatore jashtë OST serbe dhe jashtë Bllokut Rregullativ të SMM (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut). Ky akt i suksesshëm mundëson integrimin e tregut të energjisë midis Kosovës dhe Shqipërisë. Ne përgëzojmë institucionet publike të Kosovës (KOSTT dhe ZRRE) dhe partnerët ndërkombëtarë për punën e tyre të mirë në arritjen e këtij qëllimi që do të lehtësojë funksionimin e duhur të tregut rajonal të energjisë” ka deklaruar Rinora Gojani, Menaxhere e Programeve dhe Operacioneve në Ballkan Green Foundation.