Balkan Green Foundation pjesë e panelit mbi 'COVID-19 dhe Rimëkëmbja e Gjelbër Ekonomike'

01 September 2020

Brenda edicionit të tretë të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës (KSDW),u mbajt një diskutim në panel mbi temën "COVID-19 dhe Rimëkëmbja e Gjelbër Ekonomike", ku të pranishëm ishin zyrtarë nga qeveria, ekspertë ndërkombëtarë dhe shoqëria civile.

Diskutimi filloi me fjalët hyrëse nga Visar Azemi, Drejtori Ekzekutiv i Balkan Green Foundation, i cili shënoi rëndësinë e ngjarjes ndërsa nënvizoi se që nga fillimi i saj, KSDW ka mbledhur akterët kryesorë nga qeveria dhe shoqëria civile për të punuar së bashku dhe për të sjellë fokusin në një axhenda e gjelbër për Kosovën. 'Që hap drejt rimëkëmbjes së gjelbër, mbështetja e politikave duhet të vijë si nga qeveria qendrore ashtu edhe nga qeveria lokale. Nga ana tjetër, shoqëria civile duhet të vazhdojë mbështetjen për këto politika të cilat sigurojnë një rimëkëmbje të gjelbër dhe të qëndrueshme në Kosovë. ' shënoi z. Azemi gjatë fjalës së tij.

Alexandra Linden, Menaxhere e Projektit "Shërbime të Qëndrueshme Komunale" në GIZ Kosovë, vazhdoi të theksoi ndikimin që pandemia ka pasur jo vetëm financiarisht dhe ekonomikisht, por edhe në shëndet dhe mirëqenie. “Tani është koha të përpiqemi së bashku me shtrirjen e gjerë të aktorëve, për të investuar në fonde që çojnë në një rimëkëmbje më të qëndrueshme të ekonomisë me krijimin e vendeve të punës dhe iniciativave në sektore të ekonomisë që punojnë drejt investimeve të gjelbra dhe të qëndrueshme,” deklaroi Linden gjatë diskutimit.

Ismail Hetemaj nga Ministria e Ekonomisë dhe Mjedisit dhe Learta Hollaj, Këshilltare për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Partneritete në Asamblenë e Kosovës, nënvizuan punën e qeverisë, veçanërisht për formulimin e kornizave ligjore dhe strategjive për sektorë të ndryshëm siç janë ndotja, ndryshimet klimatike , energjia, uji, biodiversiteti dhe mbeturinat. Megjithatë, Z. Hetemi vuri në dukje sfidat me të cilat përballet ministria, të cilat lidhen kryesisht me zbatimin e planeve të veprimit.

Në këtë drejtim, Znj. Hollaj, tregoi hapat që organi legjislativ i Kosovës po ndërmerr për të arritur qëllimet mjedisore dhe të qëndrueshmërisë. 'Një veprim kryesor që asambleja po ndërmerr është vizita e qytetarëve nga komuna të ndryshme nga kryetari i kuvendit së bashku me komisionet siç është ai për zhvillimin ekonomik, mjedisin dhe shëndetësinë. Objektivi kryesor i këtyre takimeve është të kuptojnë shqetësimet dhe çështjet që kanë qytetarët, si dhe të monitorojnë zbatimin e legjislacionit nga institucionet qeveritare. '

Për të parë diskutimin e plotë, klikoni këtu.