BGF pjesë e Diskutimit mbi Demokracinë Energjetike në Kosovë

17 August 2020

Balkan Green Foundation ishte pjese e diskutimit të organizuar nga DokuFest mbi demokracinë energjetike në Kosovë. Kjo "green talk" mblodhi ekspertë të organizatave të shquara ndërkombëtare me përvojë brenda fushës së energjisë për të diskutuar mbi të ardhmen e zhvillimit të qëndrueshëm, ku përfaqësuese e Balkan Green Foundation ishte Rinora Gojani, Menaxhere e Programeve dhe Operacioneve.

Diskutimet u përqëndruan në shqyrtimin e rolit të pushtetit dhe politikës në regjimin ekzistues që i reziston integrimit e energjisë së ripërtëritëshme si burim i energjisë, si dhe aftësisë për të inkurajuar manifestimin e demokracisë energjetike dhe se si kjo mund të ndikojë në kërkimin e ndryshimit infrastrukturor për kalimin në energji të pastër dhe të qëndrueshme.

Pjesëmarrësit nënvizuan se edhe pse ekziston një potencial i madh dhe shpresë për përpjekje demokratike brenda Ballkanit, mbetet një luftë për të arritur këtë vizion.

Në këtë aspekt, ndër të tjera, Rinora Gojani theksoi se ‘Deri më tani, nuk ka pasur një qeveri që ka prioritizuar tranzicionin e energjisë në Kosovë, dhe kjo paraqet pengesë të madhe. Me dështimin e termocentralit Kosova e Re, ne, si organizatë, mendojmë se ekziston një rrugë e hapur për t'u bërë një vend më i qëndrueshëm."

Paneli u përmbyll në shënimin se lufta e fundit për të ndërtuar demokracinë është në Kosovë dhe rruga e Kosovës drejt vizionit të zhvillimit të qëndrueshëm mund të bëhet një shembull model i shkëlqyeshëm për rajonin dhe botën.

Për të parë diskutimin e plotë, klikoni KETU.